TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Qershor 2023, 19:25

“Mbledhja nuk është anuluar”, Qeveria e Kosovës: Takimi në Gjakovë do të zhvillohet sipas agjendës

Shkruar nga Pamfleti

“Mbledhja nuk është anuluar”, Qeveria e Kosovës:

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë”, kështu është shprehur qeveria e Kosovës, duke ju përgjigjur  lajmeve për një anulim të mbledhjes së dy qeveri në Gjakovë.

Ka qenë zëdhënësi i Kurtit i cili ka thënë se nuk ka anulim të takimit dhe se gjithçka pritet të vazhdojë sipas agjendës së bërë publike. 

Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotshëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uverturë për mbledhjen e nesërme", tha ai.

Më herët Klan Kosova raportoi duke iu referuar burimeve nga Tirana se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.

rama kurti

Lini një Përgjigje