TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Dhjetor 2023, 09:29

Mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë, publikohet fotoja e njërit prej grabitësve në Suarekë

Shkruar nga Pamfleti

Mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë, publikohet fotoja

Mediat kanë publikuar foton Dukagjin Gashit, e njërit prej grabitësve në Suarekë i cili mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë në lagjen Dragodan.

Gashi, me profesion kuzhinier, dyshohet se është një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë në Suharekë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka mbetur i vrarë Gashi gjatë aksionit të Policisë.

Mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë, publikohet fotoja
Dukagjin Gashi, i cili mbeti i vrarë gjatë aksionit të policisë

Mediat në Kosovë shkruajnë se Gashi ishte i dyshuar se së bashku me vëllain e tij Korabin, i cili është ende në arrati, kishin luftuar krah ISIS në Siri.

Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur rëndë. Ata u pikasën nga një patrullë e policisë, ndaj të cilës nuk ngurruan të hapin zjarr.

 

Lini një Përgjigje