Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha pas seancës në Kuvendin e Kosovës se është vërtetuar së “Abin Kurti po e mban vendin peng”.
“Ky është fundi i një mashtrimi politik që vendit tonë këta muaj i ka kushtuar edhe me izolimin, edhe me përçarje, edhe me humbje kohe. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. Nuk do të jetë më”, tha Krasniqi.
Ai theksoi se secila qeverisje e re pa Kurtin do të jetë e mirë për Kosovën.
Kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti si i mandatuari për formimin e qeverisë së re nuk mori dot 61 votat e nevojshme.
Në Kuvendin e Kosovës, 56 deputetë votuan pro, ndërsa 52 kundër dhe 4 abstenime.
Sipas Kushtetutës, presidentja Osmani brenda 10 ditësh duhet të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin e ri që ka shanset më të mëdha për të formuar qeverinë.
Nëse edhe përpjekja e radhës dështon, atëherë Osmani do të duhet të shpallë zgjedhje të reja që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.
Në sallë ishin të pranishëm 130 deputetë.
Keta jane kelyshat e Ashim thacit, hajnit qe eshte gati ti vere flaken Dardanise, vetem qe te mos metret vesh se sa ka vjedh.