TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Maj 2023, 21:17

Chollet bisedë telefonike me Vuçiçin, i kërkon të shmangen provokimet mes Kosovës dhe Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

Chollet bisedë telefonike me Vuçiçin, i kërkon të

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai mësohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme me presidentit serb Aleksandar Vuçiç, të cilit i ka komunikuar këtë mesazh.

Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës serbe.

Vuçiç dhe Chollet kanë biseduar gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë mes Uashingtonit dhe Beogradit. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, proces që synon normalizimin e plotë të raporteve. Në shkurt, në Bruksel palët arritën Marrëveshjen bazë drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq një muaj më vonë në Ohër, arritën Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

cholet vuçiç telefonatë kosova

Lini një Përgjigje