
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se është obligim i Kosovës që të hartojë draftin e Asociacionit.
Pas takimit me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, ai tha se versioni më i mirë i asociacionit mund të përgatitet nga vetë Kosova dhe në kohë sa më të shpejtë, pasi sipas tij është obligim i Prishtinës për ta dërguar përpara dialogun.
“Kjo është një përgjigje e lehtë, mendoj se drafti më i mirë mund të përgatitet nga Kosova për Kosovën, dhe vizioni nuk është draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova, shumë shpejt, për të parë se çfarë idesh konkrete kanë për Asociacionin, dhe ky mendoj se është obligim i Kosovës, që ta çojë procesin përpara”, deklaroi diplomati gjerman.
Lini një Përgjigje