TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Shtator 2023, 22:58

“Bisedë e detajuar dhe e dobishme”, Lajçak pas takimit me Osmanin në Nju Jork: Ramë dakord të vazhdojmë diskutimet për dialogun

Shkruar nga Pamfleti

“Bisedë e detajuar dhe e dobishme”, Lajçak pas takimit

Emisari i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zbuluar bisedën që ka pasur gjatë takimit që zhvilloi me presidenten, Vjosa Osmani në New York.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Lajçak ka thënë se kanë folur për zhvillime në dialog dhe avancimin e zbatimit të marrëveshjes. Ai ka thënë se kanë rënë dakord me presidenten e Kosovës që të vazhdojnë diskutimet.

Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani mbi zhvillimet në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar Lajçak, të mërkurën.

Lajçak është kritikuar ashpër në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me Aleksandër Vuçiçin, presidentin e Serbisë.

Për të, Kurti është ankuar duke dërguar letra në Uashington, Berlin, Paris e Romë. Pos Kurtit edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë akuzuar rëndë Lajçakun.

lajçak osmani

Lini një Përgjigje