TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2023, 22:49

“Transparencë për çfarë është bërë në 8 vite”, Këlliçi tregon lëvizjen e parë si kryetar bashkie

Shkruar nga Pamfleti

“Transparencë për çfarë është

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, thotë se akti i parë që do të bëjë nëse zgjidhet qytetari i parë i kryeqytetit është transparenca.

Ai tha në emisionin “Opinion” se do të bëjë transparencë për shkeljet ligjore që janë bërë gjatë viteve nga Erion Veliaj.

“Fokusi im kryesor është të ul kostot e jetesës për qytetarët e Tiranës. Edhe pse kjo mund të tringëllojë si plan i majtë për mua nuk ka rëndësi se si është pasi kjo gjë do i shërbejë qytetarëve.

Është një kandidim për bashkinë e Tiranës apo për tu ngjitur në parti?

Unë kandidojë vetëm për bashkinë e Tiranës. Fokusi im është 100% ditën e diel, iu bëj thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pasivisht në votim.

Veprimi i parë që do bëni nëse fitoni?

Transparencë se çfarë është bërë në këto 8 vite.

Do telefonin kundërshtarin pas fitores?

Jo, nuk do të telefonoj asnjë.

veliaj kellici

Lini një Përgjigje