Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme është për pyetur për kullën që po ndërtohet në mes të Tiranës, pas Teatrit të Operas dhe Baletit.
Berisha në reagimin e tij të parë tha se kjo është një shpije për të devijuar hetimet e SPAK nga inceneratori i Tiranës.
Ai sfidoi Ramën të revokojë lejen për kullën nëse ajo për po përflitet për Shkëlzenin është e vërtetë.
Pyetje: Kulla në pranë Pallatit të Kulturës , një nga pronarët ka financuar Foltoren çfarë mund të thoni?
Berisha: Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë. Duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes apo Bolinos që të nxjerrësh shpifje të tilla.
Lini një Përgjigje