TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 10:17

“Rrugët janë copë-copë”/ Rama sherr me komentuesin nga makina: Po pse vijnë italianët këtu?

Shkruar nga Pamfleti
“Rrugët janë copë-copë”/ Rama sherr me
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në “Sy m’sy”, ndërsa ndodhej në makinë rrugës për në një takim përmbyllës elektoral. Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Rama u shfaq i bindur për një fitore të thellë dhe u shpreh se tashmë nuk diskutohet më nëse do të fitojë, por sa e madhe do të jetë fitorja.

Ndërkohë komentit të një qytetari , i cili vuri në diskutim cilësinë e rrugëve në Shqipëri duke thënë se “janë copë-copë”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë se nëse do të ishin të tilla nuk do të zhvillohej në vendin tonë “Giro d’Italia 2025”.

Rama me ironi se ata italianët që panë dhe inspektuan rrugët ishin “patronazhistë”.

“Rrugët janë copë? Po s’i shpjegohet që Giro d’Italia e bën nisjen e madhe nga Shqipëria. Erdhën italianët për të kontrolluar gjithë gjërat që duheshin. Si shpjegohet që jo vetëm s’i gjetën rrugët copë dhe kanë tre etapa për bërë në Shqipëri por përkundrazi thanë u impresionuam nga infrastruktura në Shqipëri. Apo thuaj patronazhistë nga Italia me biçikletë që vijnë këtu të thyejnë qafën me rrugët copë-copë”, tha Rama. 

kryeministri edi rama

Lini një Përgjigje