TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 18:08

Qokat në selitë diplomatike, Rama propozon për ambasadore ish-gruan e Bledi Çuçit

Shkruar nga Pamfleti

Qokat në selitë diplomatike, Rama propozon për ambasadore

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë se do të ndërmarrë një reformë në ambasada, por duket se po përfundon në reformë qokash. Sot u publikua lista zyrtare me 12 emrat e ambasadorëve të rinj dhe shumica janë jashtë profilit. Pra propozimet duket që janë bërë për qokë. Janë 3 ish-ministra në listë, një zv/ministre, motra e biznesmenit Aleksandër Frangaj, por edhe një emër tjetër.

Bëhet fjalë për juristen Zhaklina Peto. Kjo e fundit është propozuar ambasadore në Malin e Zi. Deri këtu çdo gjë është në rregull, por zonja në fjalë është ish-bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Ajo është profesore në drejtësi dhe është jashtë profilit diplomatik. Por si duket Rama i ka bërë qokën e radhës Bledar Çuçit, duke ja bërë ish-gruan ambasadore. Ministri dhe zonja kanë një djalë mes tyre. Madje pak kohë më parë ajo pati dhe një përplasje mes zonjës dhe Sali Berishës, pasi ky iu fundit deklaronte se djali i saj dhe i Çuçit ishte arrestuar në Itali.

Qeveria ka dërguar në Kuvend emrat e 12 personave, duke i propozuar për ambasadorë.  Ridi Kurtezi largohet si ambasador në Malin e Zi dhe dërgohet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në vend të tij emërohet Zhaklina Peto.

Aida Sakiqi largohet nga Holanda dhe emërohet në Gjermani. Ervin Bushati propozohet si ambasador në SHBA. Ilir Gjoni, aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Ish deputetja Vasilika Hysi, do të përfaqësojë Shqipërinë në misionin e OKB. Meri Kumbe, aktualisht zv/ministre e Kulturës është propozuar si ministre në Izrael. Ish-deputeti Fate Velaj është propozuar në Austri. Blerta Kadzadej kalon ambasadore në Turqi, ndërkohë që deri tani ka qenë Konsulle e Përgjithshme.

Majlinda Frangaj propozohet në Vatikan.  Gazetari Mustafa Nano është propozuar në Zvicër. Uran Ferizi është propozuar në Mbretërinë e Bashkuar. /Pamfleti

rama cuci gruaja

Lini një Përgjigje