Ja pasuria e ministrave që Rama emëroi në vitet e fundit...
Ndërsa shtatori pritet të sjellë ndryshime në kabinetin qeveritar, deklarimet pasurore të ministrave të emëruar rishtazi hedhin dritë mbi një realitet ku pasuria dhe pushteti ecin paralel.
Të dhënat e ILDKPI tregojnë një panoramë të qartë: dhurata të çmuara, të ardhura nga qiradhënia, miliona në banka dhe kredi të mëdha.
Më poshtë "Pamfleti" po publikon pasuritë e ministrave që u emërua në vitet 2023 dhe 2024, ndërsa më pas do të publikojmë pasuritë e ministrave veteranë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka deklaruar në ILDKP për vitin 2024 se është pajisur me një apartament dhe garazh në Tiranë, të dyja me burim krijimi “dhurim”.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vetëm nga qiratë ka arkëtuar mijëra euro. Përveç pagës si ministër dhe nga detyrat e mëparshme, bashkëshortja e tij ka përfituar të ardhura të larta si këshilltare dhe anëtare bordesh.
Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë dhe Kulturës, shfaqet si një nga figurat më të fuqishme financiarisht. Përveçse ka miliona lekë në llogari bankare, ai ka dhënë një hua të majme prej 15.3 milionë lekësh dhe ka të ardhura të konsiderueshme nga biznesi familjar e qiratë. Dy djemtë e tij gjithashtu figurojnë me depozita dhe dhurata në shuma të mëdha.
Në radhë të parë për pasuri të konsiderueshme paraqitet edhe Petrit Malaj, ministër i Financave, me apartament 132 m² dhe vlera të larta në llogari bankare, megjithëse i ngarkuar me një kredi prej 8 milionë lekësh.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka disa llogari bankare në euro dhe lekë, si dhe të ardhura shtesë në valutë nga aktivitete të ndryshme ndërkombëtare.
Arbjan Mazniku, ministër për Pushtetin Vendor, deklaron një sërë llogarish bankare, disa të pakësuara dhe disa të shtuara, ndërsa në krah të tij gruaja ka përfituar të ardhura nga poste partiake dhe borde. Ai rezulton gjithashtu i ekspozuar ndaj disa kredive bankare.
Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka rritur ndjeshëm gjendjen bankare. Bashkëshorti i saj ka shtuar një apartament në pronësi dhe të ardhura të larta nga poste në administratë dhe ndërmarrje shtetërore.
Këto deklarime pasurore vijnë në një moment kur qeveria “Rama 3” pritet të përjetojë rikonfigurime të rëndësishme. Shumë nga këta ministra të emëruar gjatë 2023-2024 mund të mos e gjejnë veten në kabinetin e ri, por pasuria e tyre mbetet një pasqyrë e qartë e përfitimeve që sjell pushteti në Shqipëri. /Pamfleti
PASURIA E DISA PREJ MINISTRAVE
PETRIT MALAJ, ministër i Financave
Apartament, Sipërfaqja totale e asetit: 132.00 m2; Pjesa takuese: 50 %, vlera 106,000.00 EUR 5
Gjendje cash, 7,500.00 EUR
Llogari bankare, 40,105.00 EUR
Kredi bankare, 8,000,000.00 ALL
Bashkëshortja
Makinë, 5,000.00 EUR
LLogari Bankare, 7,108.00 EUR
Llogari banakre, Balanca: 6,554.00 EUR
ERVIN HOXHA, ministër i Brendshëm
Garazh, Burimi i Krijimit: Dhurim
Apartament, 95.07 m2. Burimi i Krijimit: Dhurim
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 306,904.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: Minister i Brendshem
Shuma Neto: 924,880.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: IKMT
Shuma Neto: 1,370,081.00 ALL
Bashkëshortja
Gjendje cash
Vlera monetare: 150,000.00 ALL
Burimi i Krijimit: Te ardhura nga prinderit
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Pakësuar
Vlera: 92,065.58 ALL
Llogari bankare, Shtuar
Vlera: 2,030.03 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes
Shuma Neto: 45,538.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: Bashkia Tirane
Shuma Neto: 1,249,258.00 ALL
PIRRO VENGU, ministër i Mbrojtjes
Gjendje cash, 500.00 EUR
Llogari bankare, 550,000.00 ALL
Llogari bankare, 145,000.00 ALL
Llogari bankare, 800.00 EUR
Llogari bankare, 4,300.00 EUR
Të ardhura nga qeraja, 5,400.00 EUR
Të ardhura nga qeraja, 600,000.00 ALL
Të ardhura nga paga, Ministria e Mbrojtjes, 1,075,000.00 ALL
Të ardhura nga paga, AUTORITETI PORTUAL DURRES, 1,219,000.00 ALL
Bashkëshortja
Gjendje cash, 100,000.00 ALL
Llogari bankare, 127,214.00 ALL
Llogari bankare, 40,000.00 ALL
Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues, Autoriteti i Aviacionit Civil, 235,620.00 ALL
Keshilltar politik prane Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise, 1,650,220.00 ALL
BLENDI GONXHJA, ministër i Ekonomisë dhe Kulturës
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 4,069,467.42 ALL
Huadhënie
Data e huadhënies: 07/12/2022
Vlera: 15,300,000.00 ALL
Të ardhura të tjera
Shuma Neto: 650,250.00 ALL
Shuma Neto: 336,564.13 ALL
Shuma Neto: 2,532.45 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: DPSHTRR - person juridik
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 31/12/2023
Shuma Neto: 3,488,981.00 ALL
Kredi bankare
Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 9,050.00 EUR
Shuma e pashlyer: 236,760.00 EUR
Bashkëshortja
Llogari bankare
Balanca: 1,250.00 ALL
Llogari bankare
Vlera: 404,089.21 ALL
Nga interesat bankare
Shuma Neto: 6,062.84 EUR
Të ardhura nga qeraja
Shuma Neto: 3,077,000.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: ALBARENT
Shuma Neto: 3,710,472.00 ALL
David Gonxhja, djali
Depozitë bankare, shtuar vlera: 602,503.79 ALL
Burimi i Krijimit: Dhurim
Dante Gonxhja, djali
Llogari bankare, Vlera: 2,539.50 EUR
Llogari bankare, Vlera: 33,521.43 ALL
Llogari bankare, shtuar vlera: 37,675.58 EUR
Llogari bankare, shtuar, Vlera: 147,990.89 ALL
Burimi i Krijimit: Të ardhura nga biznesi
Të ardhura nga aktiviteti
Shuma Neto: 6,109,596.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: Fizik - Biznes i Madh
Shuma Neto: 1,128,000.00 ALL
IGLI HASANI, ministër i Jashtëm
Llogari bankare, Vlera: 279,367.00 ALL
Llogari bankare, Vlera: 748.00 EUR
Llogari bankare, Vlera: 5,481.00 EUR
Të ardhura nga paga, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme, Shuma Neto: 530,844.00 ALL
Të ardhura të tjera
Shuma Neto: 2,400.00 EUR
Shuma Neto: 13,979.00 EUR
Të ardhura nga interesa bankare dhe bono thesari, Shuma Neto: 748.00 EUR
ARBJAN MAZNIKU, ministër për Pushtetin Vendor
Llogari bankare, Pakësuar, 1,086.91 EUR
Llogari bankare, Pakësuar, Vlera: 1,912.33 EUR
Llogari bankare, Pakësuar, 577,257.86 ALL
Llogari bankare, Shtuar, Vlera: 604,900.86 ALL
Të ardhura nga paga, 622,365.00 ALL
Të ardhura nga paga, Bashkia Tirane, 56,615.00 ALL
Kredi bankare
Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 926.48 EUR
Shuma e pashlyer: 4,564.48 EUR
Kredi bankare
Detajet e ndryshimit:
Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm:
1,137.40 EUR
Shuma e pashlyer: 12,227.01 EUR
Kredi bankare
Detajet e ndryshimit:
Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 968.98 EUR
Shuma e pashlyer: 20,229.02 EUR
Gruaja
Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues, QRA (Qendra e Regjistrimit te Aksioneve); Shuma Neto: 126,090.00 ALL
Të ardhura nga paga, Partia Socialiste e Shqiperise; Shuma Neto: 277,760.00 ALL
Të ardhura nga paga, Keshilli i Ministrave; 64,146.00 ALL
ALBANA KOÇIU, ministër i Shëndetësisë
Gjendje cash; 180,000.00 ALL
Llogari bankare, 747,412.06 ALL
Llogari bankare, Vlera: 225,323.14 ALL
Llogari bankare, Vlera: 852.00 EUR
Të ardhura nga paga, Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, 2,345,013.10 ALL
Të ardhura, Fondi i Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor, Shuma Neto: 34,000.00 ALL
Të ardhura, ReSPA, Shuma Neto: 852.00 EUR
Të ardhura, "Albafilm", 226,309.00 ALL
Të ardhura, Albcontrol, 543,373.00 ALL
Kredi bankare,
Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 1,813.54 EUR
Shuma e pashlyer: 13,241.04 EUR
Burri
Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)
Sipërfaqja totale e asetit: 74.10 m2
Pjesa takuese: 33.333 %
Detajet e ndryshimit:
Shtim të vlerës
Sipërfaqe e shtuar: 49.41 m2
Pjesa e re takuese: 100 %
Vlera: 11,824.00 ALL
Gjendja deri në datën: 24/02/2023
Gjendje cash
Detajet e ndryshimit:
Shtuar
Vlera: 180,000.00 ALL
Llogari bankare
Kategoria e llogarisë: Llogari rrjedhëse
Lloji i llogarisë: Individuale
Pjesa takuese: 100 %
Balanca: 600,000.00 ALL
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit:
Pakësuar
Vlera: 161,316.30 ALL
Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues
Emërtimi: Shtypshkronja e Letrave me Vlere
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 31/12/2023
Shuma Neto: 451,996.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 31/12/2023
Shuma Neto: 1,828,888.00 ALL
Lini një Përgjigje