TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2023, 14:50

Non grata e Berishës nga amerikanët, Lorenc Vangjeli: Basha ka prova që 'fundosin' Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Non grata e Berishës nga amerikanët, Lorenc Vangjeli: Basha ka prova

Analisti Lorenc Vangjeli tha se Lulzim Basha duhet të bashkëpunonte me drejtësinë për dosjen e ‘non gratës’ së Sali Berishës që kishte në dorë.

I ftuar në Euronews Albania, Vangjeli tha se nëse Basha do të bënte një akt të tillë politik, do të shkëputej nga e shkuara.

“Basha nëse do të ishte politikan, një akt politik do të ishte që ai të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. Cilat ishin aktet e Berishës për të bërë të mundur pasurimin e familjarëve, aleatëve të tij politik e me radhë? Ku ishte prova e fshehur që ai tentonte të ndërhynte në hetime e me radhë? Ky do të ishte akti politik i një politikani që do të ndahej nga e shkuara. Nuk e bëri. Në këtë dynja asgjë nuk është falas. Amerikanët nuk ia dhanë falas atë instrument të mrekullueshëm siç është ‘non grata’, i iku”, u shpreh Vangjeli.

basha non grata vangjeli fundosje berisha

Lini një Përgjigje