Kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat, ndërsa foli edhe për farsën elektorale, duke u ndalur tek çështjet e brendshme të Partisë Demokratike.
Berisha tha se do të ketë një analizë të brendshme, ndërsa shtoi se pas kësaj në PD do të ndahen funksionet dhe se të gjitha këto do bëhen me vullnetin e demokratëve.
Më tej, ai foli edhe për takimin mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit, teksa u shpreh se takimet private nuk dëgjohen. Ai gjithashtu zbuloi se kishte pritur në zyrë Alihmehmetin dhe çfarë i kishte thënë.
“Foltorja ka qëllimin e vet, takim dhe debat të hapur. Pa filtra para kamerave me mbështeësit tanë. Aty regjistrojmë propozimet e tyre, shënojmë kritikat që ata bëjnë që t’i përmirësojnë. Në këtë Foltore në ezaurojmë debatin e domosdoshëm të brendshëm në parti, ajo do bëhet në çdo qelizë. Nuk jemi symbyllazi. Kur mbaruan zgjedhjet pati nga ata që kishin marrë rrogën e deputetit të PD, të tjerë anëtarë Kryesisë u punësuan , drejtorë këshilltarë, në strukturat e narkoshtetit. Këto më mirë se unë i di vetë struktura që gjatë fushatës elektorale nuk kanë punuar një ditë. Pati të tjerë që shkuan me pushime apo edhe që punuan për PS. Këta natyrisht do të japin llogari. Do jenë strukturat që do përcaktojnë qëndrimin e tyre dhe do të bëjnë të gjitha propozimet. Ne jemi parti e vlerave të lirisë dhe nuk vdesim kurrë.
Do ketë qindra diskutime, do mbajmë përgjegjësi, do japim shpjegime llogari. Nuk ndodhi në periudhën që ne po mbronim votën sepse ishte e domosdoshme. Një ditë më parë, në San Paulo në rend dite katër ishin çështjet kryesore një prej të cilave ishte Shqipëria , tani jemi në një fazë tjetër…Mbetet në guximin tonë dhe ne do e tregojmë atë, janë gjëra të dukshme. Ka patur denoncime për persona që po punojnë kundër nesh, por fushata është fushatë.
Do ketë analizë për çdo njeri, secilit nga ne. Ka gjëra që njerëzit, anëtarë, simpatizantë kanë të drejtë…Janë bërë kërcënime direkte ndaj drejtuesve të komisioneve. Ka të tjerë që kërkonin analizë të menjëhershme, ka të tjerë që prisnin që të mund të thonin se këto ishin zgjedhjet më të mira në mënyrë që të mohojnë farsën elektorale, të mohojnë diktaturë, por këto janë skllevër. Ne patëm programin më të mirë të vendit…Analiza bëhet brenda partisë, si ta duan të hapur për mediat ose jo. Asnjë takim privat nuk më impresionon. Asnjë takim privat. Ndërkohë do dëgjohet çdo zë brenda forumeve.
Alimehmeti ka kërkuar takim dhe e kam pritur, Ervin Salianji jo. Alimehmeti s’ka sjellë asnjë platformë. I kam thënë këtë që po ju them juve, kemi një statut, vullnet. Unë Edi Ramës nuk i jepja luksit, material kundër raportit të OSBE ODIHR. Kam premtuar që do të mbroj votën”, theksoi Berisha.
Lini një Përgjigje