TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2023, 21:51

“Humbjen nuk e solli emri im dhe non-grata e Berishës”, Meta heq përgjegjësitë dhe akuzon Ramën për disfatën e 14 majit

Shkruar nga Pamfleti

“Humbjen nuk e solli emri im dhe non-grata e Berishës”, Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur poshtë tezën se po të mos ishte ai dhe Sali Berisha në koalicionin “Bashkë fitojmë”, do të kishte më shumë pjesëmarrës në zgjedhje.

Në Intervistën për “A2CNN” ai tha se edhe kjo është një tezë që ushqehet nga Rama për të fshehur faktet e shkatërrimit të procesit zgjedhor.

Kjo tezë ushqehet nga Edi Rama për të fshehur faktet publike të shkatërrimit të procesit zgjedhor. Janë votues që mund të votojnë për alternativa të tjera që ekzistojnë. Askush nuk e pengon një iniciativë të re politike, por asgjë nuk ndryshon thelbin asaj që ka ndodhur operacion kriminal shtetëror nga fillimi në fund duke përfshirë gjithçka kundër opozitës dhe votuesve të saj. I gjithë qëllimi i Ramës ka qenë asgjësimi i opozitës. Përpjekjet për të shmangur përgjegjësitë e tij te tezat; jo ishte ky apo ai, janë përpjekje për të manipuluar një pjesë të opinionit, se dihet që Rama ka tmerr edhe një deputet të vetëm opozitar të vërtetë në parlament dhe mezi pret të ketë vetëm kukulla që i trajton si marioneta”, tha Meta.

Sipas tij as shpallja non grata e Berishës nuk ka ndikuar në zgjedhje, por shtoi se përdoret nga Rama si e tillë, për të fshehur krimin elektoral.

Kjo tezë gatuhet në kuzhinat e Ramës për të justifikuar krimin elektoral të përmasave të jashtëzakonshme duke e kaluar përgjegjësinë tek aktorët e tjerë që nuk kanë lidhje me këtë proces dhe dinamikat e fundit tregojnë që nuk ka qenë çështje e rëndësishme apo thelbësore. Berisha nuk pati as emrin në listë. Është një sajesë e kuzhinës propagandistike të Edi Ramës”, tha Meta.

meta rama berisha zgjedhjet

Lini një Përgjigje