Qeveri e arnuar me manekinë pa asnjë kontribut politik, jashtë çdo niveli vlerash, pa asnjë sens mase dhe pudori...
Kryeministri Edi Rama duket se ka dështuar sërish me ndryshimet në qeveri. Gjatë 10 viteve në pushtet, ai ka ndryshuar qeverinë më shumë se të gjitha qeveritë e tjera, por në shumë pak raste ka qëlluar në shenjë. Janë futur në qeveri figura pa asnjë vlerë politike dhe përfaqësimi qytetar. Duket se dhe sot ndoqi të njëjtën linjë.
Për gazetarin dhe editorin e “Pamfletit”, Gjergj Zefi, të tilla ndryshime jo vetëm që nuk përfaqësojnë qytetarët, por Rama ka shkuar deri në diskriminim.
Në rrjetet sociale, Zefi shprehet se asnjë lider nuk ka eksperimentuar në këtë formë me qeverinë.
“Kjo është qeveria më jo përfaqësuese deri në diskriminim në historinë e këtij vendi.
Një qeveri thellësisht klienteliste, e imponuar me arrogancë kundër vullnetit të vetë shumicës.
Qeveri e arnuar me manekinë pa asnjë kontribut politik, jashtë çdo niveli vlerash, pa asnjë sens mase dhe pudori...
Asnjë lidership, sado diktatorial dhe i dhunshëm nuk ka guxuar të eksperimentojë në këtë nivel me ndjeshmërinë e një populli...
Ky është fillimi i një fundi të pashmangshëm dhe fatal...”, shkruan Gjergj Zefi.
Rama sot emëroi Ervin Meten ministër të Financave; Igli Hasani- ministër i Jashtëm; Anila Denaj- ministre Bujqësie; Ogerta Manastirliu- ministre Sporti dhe Arsimi; Albana Koçiu u emëruar ministre e Shëndetësisë; Delina Ibrahimaj, ministre për Sipërmarrjen dhe Arbi Mazniku u bë ministër shteti për Pushtetin Vendor.
Lini një Përgjigje