E deklaroi vetë, që kishte mision lobimin për heqjen e damkës “non grata” të Sali Berishës, por sajonte e premtonte anulime “non gratash”, lobime me kongresmenë, senatorë e biznesmenë amerikanë, madje edhe takime me Donlad Trump, deri në atë farë derexheje sikur i diktonte listën dhe agjendën e takimeve
Një ditë marsi të vitit 2021, kur sapo kishte çelur gjethi, në Shqipëri u shfaq e “lulëzoi” me ide globale, Evi Kokalari-Angelakis, duke u prezantuar me disa fytyra: si misionare e demokracisë; si “ajka” e konservatorizmit; si “profesore” e programeve politike presidenciale të republikanëve amerikanë; dhe si humaniste që ndante ushqime me patronazhistët e Bashkisë-Tiranë.
Më 11 dhjetor 2021, u shfaq te kafeneja poshtë kullës ku jeton gjatë dimrit “non grata” Sali Berisha, duke e pritur ta shoqëronte drejt sallës së kongresit të Foltores, me qëllim që të krijonte përshtypjen te militantët, se “gjineka nga ameriqia”, ishte numri 2 dhe “truri” i lëvizjes së Saliut.
Në fakt, pasi e përdori nëpër Foltore e media si tellalle dhe fallxhore për interesat e tij, Saliu e përzuri, mbasi në takimin e fundit, “profesore” Angelakis dekonspiroi të vërtetën, që lëvizja Foltore kishte objektiv presionin ndaj DASH, për t’i hequr vendimin “non grata” Sali Berishës.
Prej 1 viti pasi ka ikur nga Shqipëria, Evi Angelakis po telendiset në FB dhe si një ‘skupidhje’, ka filluar të sulmojë qorrazi e me shpifje këdo që shikon në ëndërr.
Hodhi një guralec edhe ndaj “Pamfleti”-t, duke e akuzuar si media e Arben Ahmetajt, kur “Pamfleti”, prej 7 vitesh ka publikuar gjithë abuzimet e tij në krye të qeverisë “Rama”.
Ndërsa kur “vëllai gjirokastrit” ishte zv/kryeministër, “amerikanesha gjirokastrite” Evi Angelakis i kërkonte favore për rikthimin e pronave në Gjirokastër, në këmbim të garancisë se Saliu nuk do ta sulmonte, dhe do ta takonte me politikanë të SHBA.
Nëse Evi Angelakis kërkon shembuj të përfshirjes në punë të zeza po i kujtojmë se ky aktivitet është “mjeshtëri” e saj; konkretisht edhe duke premtuar poste kur të bëhej Saliu kryeministër, ajo zv/kryeministre, Iliri Kryetar Kuvendi dhe Monika Ministre e Brendshme.
P.sh., jo vetëm që Evi Angelakis e tha publikisht, se kishte mision heqjen e damkës “non grata” të Sali Berishës, por sajonte e premtonte anulime “non-grata”-sh, takime me kongresmenë, senatorë e biznesmenë amerikanë.
Madje premtonte edhe takime me Donlad Trump, deri në atë farë garancie, sikur i diktonte listën dhe agjendën e takimeve, duke publikuar fotografi edhe video takimesh e mbrëmjesh me të dhe politikanë të tjerë amerikanë.
Tamam si sekserët e vendeve të punës, kur bënin fotografi më Sali Berishën, Fatos Nanon e Ilir Metën kur ishin në pushtet dhe prej 10 vitesh më Edi Ramën, Taulant Ballën, Bledar Çuçin e Olsin, për të treguar se gjoja kanë miqësi të afërt e ndikim te ata.
Modeli prej “sekseri global”, që përdori “amerikanesha gjirokastrite” Evi Angelakis e Saliut në Shqipëri, është kopje e modelit prej sekseri që përdori Agron Nezaj i Edi Ramës; por nuk ka fajin “Pamfleti”, që edhe Evi Angelakis erdhi, veproi e ia mbathi si Agron Neza./Pamfleti
Lini një Përgjigje