Pas bllokimit të kandidaturës për më shumë se 9 muaj, Senati ka rrëzuar propozimin e presidentit Biden…
Ambasada amerikane në Tiranë do të rrijë edhe për disa muaj të tjerë pa ambasador. Senati Amerikan ka rrëzuar emrin e David Kostelancik, i cili ishte propozuar nga presidenti Joe Biden.
Në pranverë ai doli para Senatit ku tregoi planet e tij, por miratimi u zvarrit për më shumë se 9 muaj. Sot Senati e ka futur në rend dite, por kandidatura u refuzua.
Senati i ka kërkuar Presidentin të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në vendin tonë.

David Kostelancik doli para Senatit që në muajin mars dhe miratimi i tij dukej i sigurt. Por republikanët bllokuan të gjitha emërimet e reja, përfshirë edhe ambasadorët. Kjo bllokadë vijoi deri tani dhe në fund duket se kandidatura e tij u refuzua.
Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër. Ai ka filluar të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021. Kostelancik më parë ka qenë Zëvendës Shef i Misionit, dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest, në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash.
Ndër të tjera Kostelancik ka qenë i emëruar në Departamentin e Shtetit Amerikanë si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore –Qendore. Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Gjithashtu diplomati ka qenë Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.
Më herët, në karrierën e tij ka shërbyer dy herë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë. Detyra të tjera në të cilat Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi.
Ai ka shërbyer gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqendruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore.
Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northëestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, si dhe Master nga Universiteti i Miçiganit në Studimin e Rusisë dhe të Evropës Lindore. Po ashtu ai ka përfunduar Masterin Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare. /Pamfleti
Lini një Përgjigje