TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 21:33

Berisha paralajmëron bandat nga Elbasani: Do trajtoheni si terroristë, edhe në vrimën e miut do ju gjejmë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha paralajmëron bandat nga Elbasani: Do trajtoheni si terroristë,

Kreu demokrat Sali Berisha nga Elbasani, ku zhvilloi mitingun e përmbylljes së fushatës në këtë qark, ka paralajmëruar bandat që mos guxojnë të prekin votat në 11 maj, pasi do të trajtohen si terroristë.

“Ata, të cilët të mbështetur nga pushteti, dhunojnë vullnetin tuaj, ata të cilët u trysnojnë ju me mbështetjen e qeveritarëve banditë, atyre u them se vrimë miu, se shpellë në botë nuk do gjejnë kudo që të jenë.

Qeveria shqiptare do i trajtojë si grupe terroriste, do i godasë si terroristë.

Këto monstra me qeveritarët e tyre shndërrojnë krimet në votë, vrasjet në votë dhe votën në vrasje.

Do kenë përgjigjen më të egër ligjore që mund ta imagjinojnë.

Këta janë llumi i kriminalitetit njerëzor. Këta vijnë dhe marrin Taulant Ballën, një horr- më falni për shprehjen- që porosit vrasje, që bën arrestime, që nuk ka asgjë të përbashkët me fibrën qytetare e fisnike të këtij populli, të qytetarëve të Librazhdit, Peqinit, Gramshit, Elbasanit.

Që është vëlla siamez me Edi Ramën, Suel Çelën, Altin Hajrin, me Troplinin, me Pojën, etj.

Po, data 11 shënon fundin tuaj dhe mos tentoni të largoheni se kudo që të shkoni, do t’u gjejmë, do t’u kapim, do t’u çojmë bashkë me Taulantin, me Edi Ramën atje ku e keni vendin”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje