TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 21:31

“Bufi se bën dot vezën e Lulit”, Rama: Bashkëpunim me non gratën vetëm për rregullat e lojës

Shkruar nga Pamfleti

“Bufi se bën dot vezën e Lulit”, Rama: Bashkëpunim me

Kryeministri Edi Rama, i konsideroi të rinj në moshë por me mendësi të vjetër, aktorët e rinj politikë në këtë fushatë elektorale që pretendojnë një karrige në parlament.

“Partitë e reja, janë të rinj në moshë por të vjetër në mendësi. Këneta është tjetër histori, të presësh Shqipërinë Europiane nga këneta nuk është e shëndetshme nga pikëpamja e logjikës politike”, u shpreh Rama.

Pyetjes së gazetarit Balla, mbi bashkëpunim me non gratë, në parlament për kalimin e ligjeve, Rama nuk e konsideroi bashkëpunim por për rregulla loje.

“Nuk është e vërtetë, amnistitë gjithmonë janë bërë me votat e të gjithëve. Nuk ka patur asnjëherë kundërshtime, po ky nuk është bashkëpunim përvec se për rregullat e lojës”, tha ai në "Real Story"

-Por a do të vazhdohet me këto rregulla loje?

Patjetër gjithmonë. Le të shpresojmë që më 11 maj të thahet pjesërisht pastaj të shohim më tutje. Mendoj se bufi nuk e bën dot vezën e Lulit. Nuk ishte vezë e madhe, por ishte vezë. Kjo e bufit nuk di cdo jetë”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje