TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2024, 20:03

Berisha dhe Meta sulme ndaj SPAK, Elezi: Janë agresivë sepse e ndjejnë se nuk kanë shpëtim!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dhe Meta sulme ndaj SPAK, Elezi: Janë agresivë sepse e

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar akuzat e Metës dhe Berishës ndaj SPAK dhe kreut Altin Dumani.

Ai i ka cilësuar si veprime normale të njerëzve që ndihen në faj dhe duan që të mbrohen, sepse sipas tij do të përfundojnë në burg.

Elezi u shpreh se Meta dhe Berisha bëjnë këto akuza, pasi nëse futen në burg rrezikojnë që të humbin çdo gjë qe kanë fituar deri më tani.

“Ata po përdorin çdo mjet të mundshëm. Këto janë veprime normale të njerëzve që ndihen në faj dhe duan që të mbrohen. Por, SPAK ka mbështetje të madhe nga opinioni publik. SPAK në raport me politikanët ka realizuar një pjesë të pritshmërisë së tyre. Është normale që të bëjnë kërcënime, ata kanë sjellje agresive sepse do të përfundojnë në burg dhe pastaj rrezikojnë që të humbasin çdo gjë që kanë fituar me vite të tëra”, tha Elezi.

Ai thekson se në opozitë duhet që të kishte figura të pastra dhe jo të diskredituara. Elezi shtoi se pozita duhet që të kishte bërë vettingun e brendshëm të saj.

“Opozita nuk ka një strategji në ato që shoqëria shqiptare kërkon. Strategjitë nuk krijohen në moment  por duhet që të ishin shpallur me kohë. Nuk kanë besim më njerëzit tek opozita, ka figura të diskredituara politike. Duhen figura që s’janë të diskredituara në opinion publik. Ata kanë deformuar në thelb qëllimin e opozitës, opozita duhet që të bënte vetingun e brendshëm të saj dhe të ndërtonte një elitë figurash politike që të ishin të pastra dhe këtë gjë partitë duhet që ta bëjnë vet”, u shpreh ai për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje