TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 13:05

A do të pyetet Altin Dumani? Braçe ironizon opozitën: 2 orë e 40 minuta shkuan kot!

Shkruar nga Pamfleti
A do të pyetet Altin Dumani? Braçe ironizon opozitën: 2
Deputeti i PS-së, Erion Braçe

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ironizuar deputetët e opozitës për zvarritjen që i bënë raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësisë me argumentin se duhet të parashtrojnë pyetje edhe me zë, krahas atyre me shkrim.

Teksa ka ndarë disa pamje nga brenda Kuvendit ndërsa seanca është ndërprerë, deputeti ironizon teksa thotë se kaluan rreth 3 orë kohë duke pritur që të vendosin për një kërkesë të tillë, ndërsa shton se për pyetje që kanë të bëjnë me çështje konkrete, përfshirë edhe ato që lidhen me përfaqësues në Kuvend, duhet të adresohen në gjykatë.

“2 orë e 40 minuta kot, pa punë duke pritur të vendosin do e pyesin me zë prokurorin apo jo!! Në fakt, prokurorin për çështje konkrete edhe tënden, e pyet në gjykatë jo këtu!”, ka shkruar Braçe.

A do të pyetet Altin Dumani? Braçe ironizon opozitën: 2

Nuk ka dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend në lidhje me raportimet e krerëve të drejtësisë, Altin Dumani dhe Olsian Çela.

Mazhoranca nuk pranon që drejtuesit e drejtësisë të pyeten nga deputetët e opozitës, për të cilët thotë se pyetjet e tyre i kanë dërguar më herët me shkrim, teksa këta të fundit duan që t’i lexojnë paqartësitë e tyre.

Pas një debati procedurial që zgjati për më shumë se 1 orë e 30, kreu i grupit të PS kërkoi një pushim disaminutësh për mundësinë e arritjes së dakordësisë për këtë çështje, në të kundërt njësoj si në seancat e tjera do të kalohet në votim. 

altin dumani braçe

Lini një Përgjigje