TAGS-AT E JAVËS

Kulture25 Korrik 2024, 14:20

‘Nuk e ndërtoi Ali Pasha kalanë”/ U reklamua nga Mirela Kumbaro, historiani shqiptar i kthehet keq anglezit: Sharlatan, mendon se ka budallenj këtu!

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk e ndërtoi Ali Pasha kalanë”/ U reklamua nga Mirela

“Shqipëria që kam eksploruar dhe kam rënë në dashuri me të”, kështu titullohet dokumentari i fotografit britanik Robert Hackman, në seritë e të cilit ai do të dokumentojë peisazhet befasuese si dhe disa histori të cilat do të zbërthejnë një pjesë të historisë së vendit tonë.

Ky dokumentar i Hackman ka tërhequr edhe vëmendjen e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros, e cila s’ka nguruar ta reklamojë në rrjetet e saj sociale. 

Në një prej serive të këtij dokumentari fotoreporteri ka udhëtuar në jug të gjirit ku ndodhet Baza Ushtarake e Porto Palermos e është dhe Kalaja e Ali Pashë Tepelenës.

Fotoreporteri hyri brenda Kalasë së Ali Pashës nga ku u shpreh se ajo nuk është ndërtuar nga ai, por nga venecianët.

“Ali Pasha nuk e ndërtoi këtë kala. Kjo kala është ndërtuar nga venecianët sepse ka një dizajn shumë të ngjashëm me kalanë veneciane më në jug nga këtu, në Butrint, e cila u ndërtua në 1500. Ne e dimë që kjo kala në 1662 ishte një shqetësim i madh për venecianët.

Ata ishin të shqetësuar sepse osmanët që po pushtonin do të merrnin komandën e kësaj kështjelle dhe do të sulmonin Korfuzin, vetëm dy, tre milje larg larg kanalit. Pra këtu ka qenë një kala këtu në vitin 1662 para Ali Pashës. Ali Pasha ishte një despot që kontrollonte të gjithë këtë zonë në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit të 19-të”, thotë Hackman.

Ky “fakt” apo e “vërtetë” sipas fotoreporterit, ka sjellë dhe reagimin e një prej historianëve më të zëshëm të vendin tonë, Gjerak Karaiskajn.

Teksa ka shkëputur një pjesë nga dokumentari i fotoreporterit ku thotë se “Ali Pasha nuk e ndërtoi këtë Kala”, Karaiskaj shkruan: Ja dhe një sharlatan anglez. Ta hajë kush ta hajë. Ka menduar që këtu ka vetëm budallenj....

 

‘Nuk e ndërtoi Ali Pasha kalanë”/ U reklamua nga Mirela

mirela kumbaro nuk e ndërtoi ali pasha kalanë

Lini një Përgjigje