TAGS-AT E JAVËS

Kulture25 Shtator 2023, 10:38

Interes i ulët nga ana e artistëve, ‘Kënga Magjike’ nuk do zhvillohet këtë vit

Shkruar nga Pamfleti

Interes i ulët nga ana e artistëve, ‘Kënga Magjike’

‘Kënga Magjike’ ka marrë një vendim të papritur! Sipas ‘Prive’, producenti i një prej festivaleve më të njohura dhe të rëndësishme të muzikës shqiptare, Ardit Gjebrea, ka vendosur ta anulojë këtë vit.

Sipas të njëjtit burim, ‘Kënga Magjike’ ndryshe nga vitet e kaluara duket se këtë vit ka mungesë organizimi dhe interes të ulët për të marrë pjesë.  Gjebrea njofton se festivali do të organizohet vitin që vjen.

Kjo mbase ka ndodhur nga ankesat e shumta të këngëtarëve dhe artistëve për manipulime në votim. I njëjtë është rasti i vëllezërve Prifti që parashikuan me saktësi kush fitonte ‘Kënga Magjike’ vjet.

Kjo është pauza e dytë që ‘Kënga Magjike’ bën në organizim, pas asaj të parës, të bërë në vitin 2020, për shkak të pandemisë.

 

kenga magjike interes i ulet

Lini një Përgjigje