TAGS-AT E JAVËS

Kulture19 Shtator 2023, 13:53

Emigracioni në art, artistja shqiptare finaliste në ‘Circa Prize’, Londër

Shkruar nga Pamfleti

Emigracioni në art, artistja shqiptare finaliste në ‘Circa

Fotografja dhe artisja Blerta Kambo është shpallur finaliste për Circa Prize, një çmim prestigjioz i arteve bashkohore për artistët e rinj, e organizuar nga Circa Art (Instituti Kulturor i Arteve Radikale Bashkëkohore) në Britaninë e Madhe.

Blerta është përzgjedhur nga një grup kuratorësh, së bashku me 29 artistë të tjerë, si finaliste, në një konkurs të hapur me pjesëmarrje nga e gjithë bota. Kjo është hera e parë që një shqiptare është finaliste për Circa Prize.

Video e saj “Gur i rëndë”/“Heavy Stone”, u shfaq me 3 shtator në ekranet e mëdha të Sheshit Picadilly Circus, në Londër.

Po ashtu video u shfaq në Berlin dhe në Milano, në të njëjtën orë lokale 20:23.

Video e Blertës trajton në mënyre poetike si videoart, temën e emigrimit.

Konkurrohet për dy çmime: një të vendosur nga juria (e cila përbëhet nga disa prej emrave më të afirmuar të artit bashkëkohor) dhe një votë e publikut.

blerta kambo circa prize londer

Lini një Përgjigje