TAGS-AT E JAVËS

Kulture13 Janar 2026, 14:16

Hidhet shorti i Eurovisionit, Shqipëria performon më 14 maj

Shkruar nga Pamfleti

Hidhet shorti i Eurovisionit, Shqipëria performon më 14 maj

Formacioni i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Konkursit Europian të Këngës Eurovision është përcaktuar zyrtarisht përmes një shorti, i cili u parapri nga ceremonia tradicionale e dorëzimit të organizimit në Rathaus të qytetit pritës për këtë vit, Vjenë.

Në short morën pjesë 30 nga 35 transmetuesit konkurrues, të cilët u ndanë për të garuar në Gjysmëfinalen e Parë dhe Gjysmëfinalen e Dytë, me nga 15 vende në secilën. Ndarja u realizua mbi bazën e pesë vazove, të krijuara sipas modeleve historike të votimit, të llogaritura nga partneri zyrtar i votimit të Eurovision, Once.

Gjysmëfinalja e Parë – 12 maj

Gjysma e parë:

Gjeorgjia (GPB)
Portugalia (RTP)
Kroacia (HRT)
Suedia (SVT)
Finlanda (YLE)
Moldavia (TRM)
Greqia (ERT)
Gjysma e dytë:

Mali i Zi (RTCH)
Estonia (ERR)
San Marino (RTV)
Polonia (TVP)
Belgjika (RTBF)
Lituania (LRT)
Serbia (RTS)
Izraeli (KAN)
Gjysmëfinalja e Dytë – 14 maj

Gjysma e parë:

Armenia (AMPTV)
Rumania (TVR)
Zvicra (SRG SSR)
Azerbajxhani (Ictimai)
Luksemburgu (RTL)
Bullgaria (BNT)
Çekia (CT)
Gjysma e dytë:

Shqipëria (RTSH)
Danimarka (DR)
Qipro (CyBC)
Norvegjia (NRK)
Malta (PBS)
Australia (SBS)
Ukraina (Suspilne)
Letonia (LSM)
Renditja e saktë e performancave brenda dy gjysmëfinaleve do të përcaktohet deri në fund të muajit mars nga producentët e konkursit, me qëllim krijimin e një shfaqjeje sa më dinamike televizive.

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit me këngën “Nan”, interpretuar nga Alis Kallaçi, e cila do të konkurrojë për një vend në Finalen e Madhe përmes Gjysmëfinales së Dytë.

Ndërkohë, pesë vendet e ashtuquajtura Big Five – Franca (FTV), Gjermania (ARD/SWR), Italia (Rai), Mbretëria e Bashkuar (BBC) – si dhe Austria (ORF), fituese e edicionit të kaluar, kualifikohen automatikisht për Finalen e Madhe. Megjithatë, secili prej këtyre shteteve do të transmetojë dhe do të marrë pjesë në votim në njërën nga dy gjysmëfinalet.

Eurovision 2026 pritet të jetë një nga edicionet më të ndjekura të viteve të fundit, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar tek performancat, skenografia dhe garat e forta që priten në Vjenë.

 

eurovision 2026 shqiperia shorti

Lini një Përgjigje