TAGS-AT E JAVËS

Kulture16 Mars 2025, 13:40

Eurovision 2025/ Shqipëria renditet në dhjetëshen fituese nga sondazhet paraprake

Shkruar nga Pamfleti

Eurovision 2025/ Shqipëria renditet në dhjetëshen fituese nga

Teksa e gjithë Europa po përgatitet për Eurovisionin e këtij viti që do të mbahet në Bazel të Zvicrës, Shqipëria shihet si një nga pretendentet për të dalë me sukses nga ky kompeticion.

Për herë të parë në historinë e Eurovizionit, Shqipëria futet në dhjetëshen fituese nga “bookmakers”-at, me 2% shanse, po aq sa Belgjika e Ukraina.

Nuk kishte ndodhur kurrë që vendi ynë të renditej kaq lartë në listën e pretendentëve, teksa kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike pëlqehet çdo ditë e më shumë nga fansat në të gjithë kontinentin.

Pretendentja kryesore është Suedia me 24% shanse për të fituar, teksa ndiqet nga Austria dhe Izraeli.

zjerm dhjeteshe

Lini një Përgjigje