TAGS-AT E JAVËS

Kulture28 Gusht 2025, 12:08

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Naun Shundi

Shkruar nga Pamfleti

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Naun Shundi

Aktori i njohur, Naun Shundi, u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Së fundmi ai po kurohej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi dy ministri shqiptare morën përsipër shpenzimet për kurimin e tij.

Naun Shundi është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare.

Ai ka kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe është themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.

Naun Shundi ishte një personalitet, artist dhe krijues që ka kontribuar si në pasurimin e figurave artistike, por edhe dramaturgjisë shqiptare.

Ishte emri që ka hapur dyert e teatrit të tij shumë krijuesve të rinj, si dhe atyre në karrierë.

naun shundi nderron jete

Lini një Përgjigje