TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2023, 20:35

Zhvaste persona të ndryshëm duke u marrë para në këmbim të pasaportave bullgare, arrestohet mashtruesja 56-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Zhvaste persona të ndryshëm duke u marrë para në këmbim

Një 56-vjeçare është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për mashtrim. Sipas informacioneve 56-vjeçarja e identifikuar si Lumturie Gjana nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar mbi 8 mijë euro.

Shumën e parave Gjana ja kishte marrë një 50-vjeçarje për t’i plotësuar dokumentet e nevojshme për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj. Ndërkohë që Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Përvetësoi 8850 euro nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 56-vjeçarja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

mashtruesja tiranë 8 mijë euro

Lini një Përgjigje