
Është shtyrë srërish gjyqi për Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishta, të cilët akuzohen për vrasjen e Jan Prengës.
Rreth një muaj më parë Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, të pandehur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, refuzuan thirrjen e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur që të dëshmonin në procesin gjyqësor, të ndarë për Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë.
Në dëshminë e dhënë në GJKKO 2 muaj më parë Rexhepi ka mohuar çdo lidhje me Gentian Funiqin, një nga të akuzuarit në këtë çështje.
“Në burgun e Pratos kam qenë në siguri të lartë pasi kisha apelin në Firence dhe më mbajtën 10 ditë. Nuk e njoh dhe nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ta faktoj këtë me prova në vijim”, ka deklaruar ai.
Jan Prenga u rrëmbye në vitin 2020, në Kamëz për shkak se i vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge ne portin e Portsmuth në Angli.
Për shkak të dhunës se ushtruar në automjetin tip Range Rover ai humbi jetën rrugës për në një resort ne Shijak, aty ku nga pamjet filmike duket i pajetë. Trupi i Prengës nuk është gjetur as sot e kësaj dite.
Lini një Përgjigje