TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Gusht 2025, 10:16

Vetëplagoset me armë gjahu 46-vjeçari, policia jep detajet

Shkruar nga Pamfleti

Vetëplagoset me armë gjahu 46-vjeçari, policia jep detajet

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Bolene të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte.

Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.

Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me vetëplagosje apo rrethana të tjera.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 04.08.2025, rreth orës 23:00, shtetasi P. B., 46 vjeç, në stanin e tij në fshatin Bolenë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut të llojit çifte, të cilën e kishte në pronësi me leje. 46-vjeçari është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje