TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2025, 09:13

U vra në sy të gruas, del fotoja e biznesmenit 56-vjeçar që u ekzekutua në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
U vra në sy të gruas, del fotoja e biznesmenit 56-vjeçar
Bujar Nasufi

Ky është 56-vjeçari Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

Dyshimet janë se ai u vra pas konflikteve brenda rrethit familjar. Të paktën për momentin kjo është pista kryesore e policisë në lidhje me atentatin ndaj tij.

Hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie, ku duket autori si krimit me kapuç për të fshehur identitetin e tij. Ai e ka pritur viktimën pranë banesës dhe e ka ekzekutuar në sy të bashkëshortes së tij.

Më pas autori u largua me një motor. Në lidhje me këtë ngjarje po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj vrasjeje në mes të kryeqytetit.

U vra në sy të gruas, del fotoja e biznesmenit 56-vjeçar
Bujar Nasufi

Pista kryesore ku Policia e Tiranës po heton deri tani për vrasjen e Bujar Nasufit, janë konfliktet brenda rrethit familjar.

56 vjeçari u vra me armë zjarri mbrëmjen e 12 janarit sapo iu afrua banesës në zonën e Selitës.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave që policia ka bërë, autori e ka pritur viktimën në afërsi të banesës, përpara se të vinte.

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që po afroheshin drejt banesës. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh. Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i 56 vjeçarit. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar. Më pas është larguar me motor drejt zonës së Selitës duke humbur gjurmët.

Ngjarja e rëndë ndodhi të Dielën rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë.

 

bujar nasufi atentat

Lini një Përgjigje