TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2024, 09:51

"U vonua dëshmia e vajzës së madhe", gazetarja: Pse mund të ndryshonte rrjedha e vrasjes së Pëllumb Metës

Shkruar nga Pamfleti

"U vonua dëshmia e vajzës së madhe", gazetarja: Pse

Ngjarja e Shënavlashit vazhdon të jetë një mister për faktin se ende nuk dihet se çfarë i kanë shtyrë tre fëmijë të Familjes Meta të vrisnin babain e tyre, tha gazetarja Lusi Përgjegji.

Sipas saj autori i drejtëpërdrejtë i vrasjes është djali i madh i familjes.

Duke hedhur më shumë dritë rreth gjarjes që ka tronditur rëndë opinionin, gazetarja Përgjgji u shpreh se në pyetje është marrë dhe vajza e madhe e familjes e cila ka pohuar thëniet e vëllezërve dhe motrës së saj.

Ajo ka thënë se babai i saj ka qenë autoritar dhe nuk i lejonte të merrnin vendime për çështje familjare. Gazetarja mendon se vonesa e dëshmisë së saj mund të ndryshonte rrjedhën e procesit hetimor.

"Ajo ka dëgjuar dëshimtë e vëllezërve dhe motrës dhe dukshëm ka mbajtur anën e tyre" vlerëson gazetarja.

"Mes tyre ka patur koordinim për të mbuluar ngjarjen" hedh dyshimin Lusi Përgjegji.

Por gjithnjë sipas saj në dëshmitë e fëmijëve të familjes ka dëshmi kontradiktore. Ajo madje mendon se ata po mundohet të fshehin një krim që mund të jetë kryer nga nëna e tyre.

Ndërkaq të afërmit e viktimës kanë hedhur akuza ndaj fëmijëve se ata mund të kenë vepruara edhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Në dëshmitë e tyre kishte vlerësim pozitiv për Pellumb Metën i cili thanë se punonte shume orë në ditë për të mbajtur familjen dhe veçmas fëmijët, tha ndër të tjera gazetarja Përgjegji.

Lini një Përgjigje