TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2024, 10:35

U kapën me armë e droge, arrestohen 3 shqiptarë në Athinë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me armë e droge, arrestohen 3 shqiptarë në

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi ka kapur një sasi të madhe droge, armë dhe para.

Policia greke kishte siguruar informacion se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e saj në Athinë.

Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kg 210 gram marijuanë, 1 kg 375 gram hashash çokollatë, 200 gram vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet.

Në pranga kanë rënë babë e bir, Memisha Memaj e Petraq Memaj nga Vlora, 59 dhe 33 vjeç.

Gjatë kontrollit të një tjetër banese e bashkëpunëtorit të tyre Juljan Cami, në “Navarkou Botsi” në Peristeri të Athinës, u gjetën dhe skuestruan 48 gram kokainë dhe 60 gram marijuanë.

Pas këtij kontrolli u arrestua edhe 27-vjeçari. Nga hetimet ka rezultuar se i përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme ishte edhe djali tjetër i 59-vjeçarit, Stavro Memaj 30-vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia greke.

Lini një Përgjigje