TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2024, 09:23

U kap me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë; e pësojnë shokët

Shkruar nga Pamfleti

U kap me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 18-vjeçari

18-vjeçari Ledjon Vaja është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap me armë zjarri pushkë e municione luftarak. Sipas policisë i riu do të shiste në qytet.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 20-vjeçari Orhan Xhango  ndërsa një 17-vjeçar tjetër është proceduar penalisht pasi dyshohet se ishin në dijeni të kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë janë sekuestruar arma e zjarrit pushkë, municionet luftarake si edhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje