Dy shqiptarë, 41 dhe 52 vjeç janë arrestuar nga policia në Kretë, pasi u kapën me kokainë.
Ata akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram e 92 gramë kokainë, 910 euro Cash, të fituara nga trafikimi i drogës dhe 3 telefona celularë.
Identitetet e shqiptarëve të arrestuar nuk janë zbardhur ende, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Lini një Përgjigje