TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2024, 11:00

“Taqi shqiptar”, arrestohet miku i ngushtë i Alket Rizait në aeroportin e Athinës

Shkruar nga Pamfleti

“Taqi shqiptar”, arrestohet miku i ngushtë i Alket

Oficerët e Departamentit të Sigurisë në Aeroportin e Athinës kanë arrestuar një 48-vjeçari shqiptar i cili akuzohet për vrasje.

Sipas gazetës Protothema, Ralf Feruku mësohet se është shok i Alket Rizait,  banues në Baripoin.

Ralf Feruku, 48-vjeç nga Melani i Dibrës akuzohet për një shpërthim të ndodhur në fund të vitit 2014 në një makinë smart në lëvizje në Attiki Odos pranë aeroportit, që çoi në vdekjen e një bashkatdhetari 35-vjeçar . 

Asokohe, ekipi i Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Shpërthyese kishte gjetur mbetje të një lënde shpërthyese poshtë sediljes së shoferit, ku shpërthimi ndodhi pak para se 35-vjeçari të mbërrinte në aeroport. 

Arrestimi i 48-vjeçarit, i cili ka pseudonimin “Takis Shqiptari ” dhe akuzohet edhe për shpërthime me tritol, që u bë pasditen e së martës në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.

Sipas informacioneve, 48-vjeçari konsiderohet si mik i ngushtë i Rizait , ai është veçanërisht i rrezikshëm, ndërsa më parë kishte shqetësuar autoritetet për përfshirje në një sulm të armatosur të ndodhur në një lokal në Glyfada. Sulmi rezultoi me vrasjen e një bashkatdhetari të tij dhe plagosjen e tre personave të tjerë.

Në atë kohë, 48-vjeçari u arrestua pas një kontrolli të rastësishëm të kryer nga persona të Policisë së Lamisë në një xhip në të cilin udhëtonin ai, një biznesmen dhe Alket Rizai, një baripoinit që ishte jashtë burgut me leje. Pas arrestimit, 48-vjeçari ka mohuar akuzat.

“Një 48-vjeçar i huaj është arrestuar pasditen e djeshme, të martë, 30 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, nga Departamenti i Sigurisë së Drejtorisë së Policisë së Aeroportit të Athinës, në bazë të një urdhër-arresti.

Në veçanti, në kuadër të kontrollit kufitar, u konstatua se ndaj tij ishte në pritje masa e ndalimit të daljes nga vendi, ndërsa nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se ai kishte një urdhër arresti nga autoritetet hetimore për veprën penale të vrasjes me dashje. dhe shpërthimi. I arrestuari dërgohet në organin e prokurorisë kompetente”. , njofton policia greke.

Kush është Alket Rizai?

Alket Rizai ka lindur me 24 maj 1978 ne Ballsh. Në moshën 16 vjeçare u largua për në Greqi për të punuar.

Ai çshtë bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter. Ai ishte më i vogli i tre djemve. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën.

I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare.

Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi. Alketi përveç gjuhës shqipe flet 5 gjuhë të huaja.

Pas arratisjes nga burgu në vitin 2006, Alket Rizai dhe Nikos Palekostas u kapën shpejt, por Vassilis u zotua që do e vazhdonte historinë e tij të krimeve. Më 9 qershor 2008, ai rrëmbeu George Mylonas, një miliarder- manjat alumini, që kishte zemëruar të varfrit në vend duke deklaruar se “punëtorët duhet të shtrëngojnë rripat”. Por Mylonas tha për rrëmbyesit e tij: “Ishin të sjellshëm dhe më trajtuan mirë”, ndërsa shuma që kërkohej për lirimin e tij ishte 12 milionë euro.

Në fakt autoritetet greke arritën që ta gjurmojnë Paleokostas në shtëpinë ku mbahej Mylonas. Atje, më 2 gusht 2008, ndërkohë që i arratisuri po pinte një gotë me alkool dhe po bëhej gati që të shihte diçka në DVD, një skuadër e forcave speciale hyri me forcë duke shkatërruar derën.

Policia gjeti një kopje të filmit të Al Pacino, “Heat”, që tregon historinë e dy veteranëve në vjedhjen e bankave, që shmangin policinë. Ai kishte qenë 791 ditë në arrati kur u kap dhe policët ishin të lumtur.

“Kapja e shpejtë e Vassilis Paleokostas, një nga kriminelët më famëkeq në vend, është një shtysë e nevojshme për moralin dhe imazhin publik të policisë greke,” thuhej në një kabllo të konsullatës amerikane në Selanik për Sekretarin e Shtetit në Washington, publikuar më vonë nga Wikileaks.

Nuk dihet se si i shpenzonte Paleokostas paratë e marra, por në një seancë gjyqësore ndaj tij në vitin 2009 në Athinë, ku u ngritën akuza të reja për rrëmbim dhe grabitje, një turmë u mblodh jashtë gjykatës.

Një grup me vajza të reja pushtuan sallën e gjyqit, duke u sjellë si një klub fansash të një idhulli të muzikës pop, siç do shkruante më vonë një gazetë tabloide. Në këtë kohë, e dashura magjepsëse e Alket Rizait, Soula Mitropia, bëri bujë në sallën e gjyqit.

Ndërkohë që Rizai kthehej në gjykatë për t’u dënuar me 25 vite, ajo në mënyrë teatrale nisi të dëneste dhe i hodhi krahët rreth tij. Kur askush nuk po shihte, ajo i futi një orë misterioze në xhep.

Arratisja e dytë po me helikopter:

Për rojet që po shihnin kamerat e sigurisë, ai mëngjes ishte si çdo mëngjes tjetër. Paleokostas po bënte palestër dhe Rizai po përzgjidhte fituesit në një lojë me baste. Rizai kujton: “Jam një njeri që ka intuitë. I ndjej gjërat, kur diçka e mirë do të ndodhë, e ndjej”.

Në orën 15:00, Mitropia i telefonoi në orën- celular që i kishte futur në xhep kur ishin në gjykatë. Ishte momenti. Sirena e urgjencës në burgun Korydallos nisi të vajtonte si një violinë, ndërkohë që rojet urdhëruan të burgosurit të futeshin brenda. Ishte ora 15:45, një ditë përpara se të niste gjyqi ndaj Paleokostas.

Sipër në qiell, një rojë nga kulla po ndjente zhurmën e helikave. Kur helikopteri u ul në krahun e djathtë të brugut, roja kapi automatikun dhe i ra alarmit. Nuk ishte një stërvitje, këtë herë ata duhet të qëllonin për të vrarë. Helikopteri ishte rrëmbyer nga një kompani e quajtur Interjet, që ofronte helikopterë me qira, arratisje që rezultoi e suksesshme.

arrestohet miku i ngushtë i alket rizait takis shqiptari

Lini një Përgjigje