TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2024, 10:52

Po shkëmbenin drogë në parkingun e qendrës tregtare, publikohen fotot e të rinjve që u arrestuan në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Po shkëmbenin drogë në parkingun e qendrës tregtare,

Është zbuluar identiteti i katër të rinjve të cilët u vunë në pranga, pasi iu gjetën 16.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe 90 gr kokainë.

Në foto tregohen të rinjtë, tashmë të vënë në pranga, pas aksionit policor në parkingun e një qendre tregtare Tiranë. Në pranga u vunë katër persona, Haziz Zylfa, Vladimir Kani, Demokrat Dylgjeri dhe Hyrxher Mete.

Po shkëmbenin drogë në parkingun e qendrës tregtare,
Haziz Zylfa
Po shkëmbenin drogë në parkingun e qendrës tregtare,
Vladimir Kani

Ndërsa lënda narkotike dyshohet se ishte kultivuar dhe përpunuar në Fushë-Krujë nga Haziz Zylfa dhe Vladimir Kani.

Me ndërmjetësimin e Demokrat Dylgjerit nga Elbasani, droga sillej në Tiranë, ku do t’i shitej Hyrxher Metës nga Korça.

Po shkëmbenin drogë në parkingun e qendrës tregtare,
Demokrat Dylgjeri
Po shkëmbenin drogë në parkingun e qendrës tregtare,
Hyrxher Mete

Vlera e drogës llogaritet rreth 16 mije euro. Shkëmbimi ishte lënë për tu kryer në parkingun e një qendre tregtare, ku droga, që nga të arrestuarit emërtohej “pakoja”, do të futej në një furgon dhe do të transportohej në Korçë ku dyshohet se Mete do ta shpërndante.

Gjatë kontrollit të banesës së tij në Korçe policia gjeti edhe 90 gram kokaine të ndarë në doza.

 

katër të arrestuar po shkëmbenin drogë

Lini një Përgjigje