TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2024, 12:09

“Sundimi i ligjit”, arrestohen tre të rinj të shpallur në kërkim në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

“Sundimi i ligjit”, arrestohen tre të rinj të shpallur

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, tre të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë së Tiranës në pranga kanë rënë një 32-vjeçar banues në Fushë Lurë, dhe dy shtetas të tjerë 30-vjeç, të dy banues në Tiranë.

32-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa dy shtetasit e tjera janë arrestuar pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dërguar urdhër për ndalimin e tyre, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme, në Tiranë.

Kontrollet intensive në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

arrestime sundimi i ligjit

Lini një Përgjigje