
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një adoleshent 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me një mjet prerës, gërshërë.
Konflikti fizik mes tyre ndodhi arsye të dobëta ndërsa mësohet se 40-vjeçari është plagosur lehtë. Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur procedimin penal ndaj të miturit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht:
një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje