
Një konflikt mes tre personave ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Zharrëz, Patos. Si pasojë, ka mbetur i plagosur një 35-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 mdërsa i riu është plagosur me një mjet prerës (kaçavidë).
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta, ku të përfshirë janë shtetasit A. N., 35 vjeç, dhe Dh. N., 68 vjeç (babë e bir), të dy banues në Zharrëz, si dhe shtetasi Dh. G., 60 vjeç.
Nga hetimet e para rezulton se konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike. Shtetasi Dh. N. dhe i biri, A. N., kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., i cili më pas ka reaguar duke plagosur 35-vjeçarin me një kaçavidë.
"Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka pasur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Zharrëz.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.
Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje