
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, në autostradën A7 në Milano, ku një 62-vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga një mjet tip polo.
Mësohet se 62-vjeçari punonte në një kompani e cila merrej me mirëmbajtjen e rrugëve dhe në momentin e aksidentit ai ka qenë në punë. Mjeti polo i cili aksidentoi shqiptarin drejtohej nga një 22-vjeçar nga Milano, i cili po udhëtonte në drejtim të Genovas.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit të urgjencës për ta shpëtuar 62-vjeçarin, fatkeqësisht fundi ishte tragjik dhe shqiptari ndërroi jetë.
Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimorë ku dhe po bëhet akt-ekspertimi i duhur për të arritur në shkaqet që sollën aksidentin tragjik.
Lini një Përgjigje