
Një 53-vjeçar u arrestua nga Policia në Kukës pasi në banesë iu gjetën municione dhe një armë zjarri automatike.
Sipas policisë, i arrestuari është K.P, banues në fshatin Lusen.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje