TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2024, 15:23

I vodhën një pushueseje nga Greqia çantën me sende personale, arrestohen dy persona në Sarandë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

I vodhën një pushueseje nga Greqia çantën me sende

Dy persona me shtetësi maqedonase, të identifikuar si David Shapurikj dhe Sandra Neshkovska, janë arrestuar nga policia e Sarandës.

Blutë njoftojnë se këta persona, në zonën e plazhit të quajtur “Pema e Thatë”, i kishin vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale.

"Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një pushueseje greke, se më datë 17.08.2024, në plazhin e quajtur “Pema e Thatë”, i kishin vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale, Komisariati i Policisë Sarandë ka mundësuar identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe, të dy banues në Maqedoninë e Veriut.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

 

 

greqia

Lini një Përgjigje