TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2024, 16:00

I dënuar për vrasjen e Madrit Ulqinakut, Apeli i ul me 1.4 vite dënimin Hergito Peqinit!

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për vrasjen e Madrit Ulqinakut, Apeli i ul me 1.4 vite

Gjykata e Apelit i ka zbritur 1 vit e 4 muaj dënimit të shtetasit Hergito Peqini, i dënuar për vrasjen me dashje të Madrit Ulqinaku si dhe armëmbajtje pa leje.

Nga 8 vite që u dënua përfundimisht në Shkallën e Parë në mbledhje të dënimeve dhe duke praktikuar gjykimin e shkurtuar me zbritjen e 1/3 së dënimit, me vendimin e Apelit, Hergito Peqini do të vuajë 6 vite e 8 muaj.

Kujtojmë se në Gusht të vitit 2022, Madrit Ulqinaku u vrara me armë zjarri në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit.Për ngjarjen Policia arrestoi Hergito Peqinin dhe të miturin Klaudjan Sallufi. Ky i fundit u dënua me 2 vit burg për moskallëzim krimi.

33 vjeçari vrau adoleshentin pas një konflikti të çastit teksa këta të fundit dyshohet se ishin nën efektin e substancave narkotike.

Ndërkohë që në atë kohë u si i lidhur me vrasjen u arrestua edhe 18 vjeçari Eiden Dino, i cili rrëfeu gjithë dinamikën e saj.

Lini një Përgjigje