TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shtator 2025, 10:50

I dënuar me 18 vite burg në Itali si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Sarandë 50-vjeçari me 2 identitete

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 18 vite burg në Itali si pjesë e një grupi

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Portin e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte i dënuar nga drejtësia italiane me 18 vite burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

Sipas policisë, i arrestuari është Ermal Kostare, alias Denis Rama, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u paraqit në sportelin e daljes së Shqipërisë me një pasaportë britanike me gjeneralitete të tjera, duke tentuar të shmangte identifikimin.

Kostare ishte dënuar nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Ai u ndalua menjëherë dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimi.

"Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 18 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Ky shtetas tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me gjeneralitete të tjera, por u identifikua nga gjurmët e gishtave, pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

-Ermal Kostare alias Denis Rama, 50 vjeç, banues në Tiranë, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky shtetas është paraqitur në sportelin e daljes nga Republika e Shqipërisë dhe gjatë verifikimit të pasaportës që ka paraqitur, punonjësit e Policisë Kufitare kanë krijuar dyshime mbi identitetin e tij dhe e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë.

Pas verifikimeve të imtësishme, përmes pajisjes biometrike të gjurmëve të gishtave dhe krahasimit me të dhënat e dërguara nga Interpol Tirana, u konfirmua se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dokument identifikimi (pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar) me gjeneralitete të tjera, për t’iu shmangur identifikimit.

50-vjeçari shtë dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 18 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Itali", njofton policia.

Lini një Përgjigje