TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Tetor 2025, 12:28

Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për grupin kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, Gjykata e Lartë lë në

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO me 122 vite burg në total për 7 personat e përfshirë. 

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e anëtarëve të grupit kriminal të përfshirë në grabitjen e Rinasit në Prill të vitit 2019, ku u grabitën 4.6 milionë euro.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO me 122 vite burg në total për 7 personat e përfshirë. 

Klement Çala u dënua me 20 vite burg. Për 6 të tjerët, Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli dhe Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, GJKKO ka dhënë nga 17 vite burg për secilin. Ndërsa Talo Çela, i cili ndodhet në kërkim për këtë çështje, është dënuar me 19 vite burg.  

Si ndodhi ngjarja?

Grabitja e Rinasit ndodhi në datën 9 prill të vitit 2019. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion. Gjatë ndjekjes nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë organizatori kryesor i grabitjes, Admir Murataj.

Lini një Përgjigje