
Mësohet se bëhet fjalë për dy shtetaset ukrainase Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova të moshave 40 vjeçe dhe 25 vjeçe.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy shtetase nga Ukraina janë gjetur të pajeta.
Burime paraprake bëjnë me dije se ukrainaset kanë humbur jetën nga mbidoza e ilaçeve. Vajzat janë gjetur pa shenja jete nga shoqja e dhomës së tyre në një banesë të marrë me qira në 'Rrugën e Dibrës' në kryeqytet.
Mësohet se bëhet fjalë për dy shtetaset ukrainase Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova të moshave 40 vjeçe dhe 25 vjeçe.
Në dhomën e tyre janë gjetur dhe disa pilula që dyshohet se janë konsumuar nga dy ukrainaset.
Ndërkohë, pritet kryerja e autopsisë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
"Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Lini një Përgjigje