TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2024, 21:41

E rëndë në Durrës, 66-vjeçari bie aksidentalisht në pus dhe ndërron jetë!

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Durrës, 66-vjeçari bie aksidentalisht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, në zonën e Hamallajt ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një pus uji.

Mësohet se 66-vjeçari po pastronte pusin e ujit në banesën e tij dhe dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë brenda dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë që polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç,  duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

 

Lini një Përgjigje