
Dyshohej se ishte koka e një grupi kriminal në trafikun e drogës, arrestohet 39-vjeçari shqiptar. Bëhet fjalë për shetasin Dranoel Ndoja, i cili sipas mediave italiane, ishte truri i organizatës kriminale të trafikut të drogës që u godit në kuadër të operacionit “Ëind Rose”, i cili mori emrin nga tatuazhi i trëndafilit në qafën e Ndojës.
“Karabinierët nga stacioni i Castelraimondo-s, në bashkëpunim me kolegët e njësisë operative të kompanisë Camerino, të udhëhequr nga Kapiten Angelo Faraca, gjurmuan dhe arrestuan 39-vjeçarin, banor i Gagliole, por kohët e fundit nën arrest shtëpiak në Civitanova. Ai po vuan dënimin e mbetur për posedim dhe trafikim droge”, informuan autoritetet italiane.
Por pavarësisht arrestit shtëpiak, ai ka vijuar aktivitetin e tij dhe ishte rishpallur në kërkim. Teksa tani ishte dënuar në mungesë edhe me burg, që duhet ta vuajë.
Hetimi filloi me zbulimin e një sasie të madhe narkotikësh në një qese të braktisur brenda stacionit të trenit Gagliole. Prej andej, karabinierët zbuluan një biznes të lulëzuar me pakicë droge, së bashku me pika shpërndarjeje droge dhe ambiente magazinimi.
Nëntë burra u nxorën në gjyq me akuza për trafik droge, aktivë kryesisht në Castelraimondo, Camerino, San Severino, Tolentino, por edhe në Gagliole, Belforte dhe Serravalle, dhe në raste të caktuara edhe përgjatë bregdetit, informon media.
39-vjeçari shqiptar tani duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 6 vjetësh, 10 muajsh dhe 18 ditësh burg, siç përcaktohet nga dënimi përfundimtar. Pas formaliteteve të zakonshme në kazermë, 39-vjeçari u dërgua në burgun e Fermos.
Lini një Përgjigje