TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shkurt 2025, 12:33

Djegia e automjetit në Durrës, policia zbardh ngjarjen: Arrestohet 32-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Djegia e automjetit në Durrës, policia zbardh ngjarjen: Arrestohet

Një 32-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Durrësit pasi i vendosi flakën një makine.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 13 shkurt në lagjen nr.10.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e Emilian Bashës, blutë gjetën një sasi kanabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin:   

Emilian Basha., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 13.02.2025, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje